Mirësevini në Kishën Ungjillore-Luterane në Shqipëri
Një vend ku Krishti është për ty!
Kush jemi ne?
Ne jemi Kisha Ungjillore Luterane në Shqipëri – një kishë që i qëndron besnike Fjalës së Zotit dhe dëshiron të shpallë ungjillin e Jezu Krishtit.
Qëllimi ynë është që njerëzit të njohin hirin e Perëndisë dhe të rriten në besim përmes Fjalës dhe Sakramenteve. Kisha ndodhet në Astir në Tiranë.


Besimet tona
Ne besojmë se çdo njeri është mëkatar dhe ka nevojë për shpëtim. Pikërisht për këtë arsye Jezusi erdhi për secilin prej nesh. Në Fjalën e vet të Perëndisë, Biblën, Jezusi na mëson se rruga e vetme për shpëtimin është përmes Tij. Ne gjithashtu besojmë se Bibla është Fjala e vërtetë dhe e pagabueshme e Perëndisë, përmes së cilës Ai na flet. Bibls është burimi dhe rregulli i vetëm i besimit tonë.
Nëse dëshiron të mësosh më shumë për ne dhe për besimin tonë, mos hezito të na kontaktosh në çdo kohë — do të na bëhej shumë kënaqësi të ndihmonim!
Shërbesë Hyjnore
Ju jeni të ftuar! Mirë se vini të ndani bashkësinë me ne çdo të diel, në Shërbimin Hyjnor Zoti është vetë pranë, na shërben, na fal dhe na jep forcë për shpresë. Ne mblidhemi të dielave në orën 17.00 në zemër të Astirit në Tiranë. Ejani siç jeni!