Një mesazh i shkurtër i krishterë për ditën!
Nga libri i Hans-Erik Nissen, "Vetëm një gjë është e nevojshme". Gëzoni leximin tuaj!
Autori:
Hans Erik Nissen ka jetuar në Kopenhagen, Danimarkë. Ai ka lindur në vitin 1938 dhe ka marrë Master në Teologji në vitin 1965. Ka qenë i martuar me Benedicte dhe ka tre vajza të rritura. Ai u nda nga kjo jetë në vitin 2016. Për një kohë të shkurtër shërbeu si klerik në Kopenhagen. Nga periudha 1970-2003 ai ka qenë shefi i kolegjit biblik në Hillerod. Ky kolegj drejtohet nga Misioni Danez Luteran.
Autori shkruan:
Iu përgjigj Jezusi Martës kur ajo u ndje e vetme për të përmbushur të gjitha detyrat në kuzhinë dhe fajësoi Marinë për dembelizëm. Çfarë është e nevojshme? Jezusi nuk na jep një përgjigje të drejtë-përdrejtë, por thekson se Maria kishte zgjedhur pjesën më të mirë. Vendi ku duhet të jesh, për të pasur atë gjë që është e nevojshme së pari në jetë, është në këmbët e Jezusit, ku ai na jep atë që kemi nevojë më shumë se gjithçka tjetër, veten e tij!
Ky është fokusi i këtij libri me lexime ditore. Këshira jonë është që ju të mund të takoni Perëndinë në Krishtin në një mënyrë që mos të humbasë kurrë.